Migjen Basha kalon te Como, në Seria B
Futbollisti i kombëtares sonë Migjen Basha është zyrtarisht lojtar i Comos në Serinë B italiane. Transferimi i mesfushorit të Kombëtares kuqezi u konfirmua nga klubi i Superligës zvicerane, Luzern. Në faqen zyrtare të ekipit që ka në pronësi kartonin e lojtarit, saktësohet se shqiptari u huazua te Como deri në fund të këtij sezoni. Kësisoj, 29-vjeçari kuqezi do të luajë në ekipin e Serisë B deri më 30 qershor 2016 dhe më pas do të kthehet sërish në futbollin zviceran.
Mesfushori kosovar kthehet në futbollin italian, vetëm gjashtë muaj pasi mbylli aventurën me Torinon. Ai u rikthye në Zvicër te Luzerna, por për shkak të aktivizimit të paktë, kërkoi një eksperiencë të re. Migjen Basha ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës në tri kategoritë e kampionatit italian, nga Liga Pro, për të vazhduar në Serinë B dhe Serinë A me ngjyrat e Torinos, ku numëron 51 ndeshje në elitën e futbollit italian. Como mbyll klasifikimin në Seria B dhe Basha shihet si një lojtar me eksperiencë për të shpëtuar këtë ekip.
KOHA JONË SONDAZH

