Migjen Basha kthehet te Luzern në Zvicër
Migjen Basha i jep fund dilemave për të ardhmen. Pas pritjes disa-javore, që shoqëroi mbylljen e aventurës te Torino, mesfushori i Kombëtares Shqiptare ka vendosur ku do të luajë. Në një intervistë për televizionin kosovar, KTV, 28-vjeçari zbuloi se do të rikthehet në Superligën zvicerane, për të vazhduar karrierën te Luzern.
Basha njoftoi se kontrata me klubin e ri pritet të firmoset gjatë ditës së sotme. Sinjalet për transferimin te Luzerna, lojtari kuqezi i dha me prezencën në stadium gjatë fundjavës, në sfidën e luajtur përballë Basel. Basha do të kthehet në elitën e futbollist zviceran pas nëntë sezoneve të kaluara në Itali. Prej sezonit 2006-2007 ai u aktivizua me Luçhese-n, për të vazhduar me ekipe si Viareggio, Rimini e Frosinone. Në vitin 2010 erdhi transferimi te Atalanta dhe më pas huazimi te Torino, duke i ndihmuar këta të fundit të rikthehen në elitë. Pas katër viteve me granadat, kontrata e Migjen Bashës përfundoi dhe po ashtu edhe aventura në Serinë A italiane.
KOHA JONË SONDAZH

