Mike Tyson humb “toruan” gjatë peshimit, godet me shuplakë Jake Paul (VIDEO)
Legjenda e peshave të rënda, Mike Tyson goditi YouTuber-in Jake Paul, teksa u përballën me njëri-tjetrin për herë të fundit, të enjten në një peshim përpara se të përballen në ring të premten në Arlington (Shtetet e Bashkuara)
Forcat e sigurisë ndërhynë shpejt për t’i ndarë, ndërkohë që Jake Paul nuk reagoi. Ish-kampioni i peshave të rënda, i cili u peshua me 103.4 kg, pasi u ngjit në peshore, mezi foli para se të largohej nga skena. “Diskutimi ka përfunduar,”- tha ai thjesht, përpara se të largohej së bashku me shoqëruesit e tij.
Paul, një YouTuber me 20.8 milionë abonentë që u bë boksier, pretendoi se nuk ishte lënduar nga shpulla e Tyson, gjë që shkaktoi reagime të forta nga publiku. “As nuk e ndjeva, ai është i zemëruar. Shuplakë e bukur, miku im”,deklaroi Paul, i cili peshonte 103 kg.