Brazili dhe Argjentina zhgënjejnë sërish në kualifikueset e Botërorit
Brazili dhe Argjentina zhgënjejnë në javën e 11-të të ndeshjeve kualifikuese të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2026.
“Seleçao” barazoi 1-1 në Venezuelë. Raphinha kaloi në avantazh Brazilin, por vendasit barazuan shifrat me Segovian. Vinicius ka një mundësi të artë për të rikthyer skuadrën e tij në avantazh, por gabon nga pika e bardhë e penalltisë.
Argjentina posi një humbje 2-1 në transfertë përballë Paraguajit. Lautaro Martinez kalon shumë shpejt miqtë në avantazh, por vendasit përmbysin gjithçka dhe fitojnë 2-1.
Në 11 ndeshjesh të luajtura, Argjentina vazhdon të qëndrojë në vendin e parë në grup me 22 pikë, e ndjekur nga Kolumbia me 19 pikë dhe Brazili me 17 pikë.
![VENEZUELA vs. BRASIL [1-1] | RESUMEN | ELIMINATORIAS SUDAMERICANAS | FECHA 11](https://i.ytimg.com/vi/3tOBgSH5OWc/maxresdefault.jpg)
![PARAGUAY vs. ARGENTINA [2-1] | RESUMEN | ELIMINATORIAS SUDAMERICANAS | FECHA 11](https://i.ytimg.com/vi/0EVRJjy9Jvo/maxresdefault.jpg)
KOHA JONË SONDAZH

