Milan dhe Bayern betejë për të transferuar mbrojtësin e Torinos
Milan dhe Bayern Mynih janë vënë në gjurmët e mbrojtësit 24-vjeçar italian Alessandro Buongiorno, që luan në Serie A me Torino. Mbrojtësi që vjet debutoi edhe me kombëtarn italiane, ka një kontratë deri në vitin 2028 me Torino dhe kushton rreth 20-25 milionë euro.
Buongiorno ka realizuar 3 gola këtë sezon në kampionat në 16 ndeshje me Torinon, duke spikatur me paraqitjen e tij. Kuqezinjtë kanë kohë që e vëzhgojnë lojtarin, por së fundi edhe Bayern dëshiron një mbrojtës për shkak të dëmtimeve të shumta.
Bavarezët kanë nisur menjëherë kontaktet me skuadrën “granata” për të siguruar lojtarin, ndërkohë që Milan duket më i tërhequr.
KOHA JONË SONDAZH

