Milan-Inter, Luiz Adriano ndez derbine Milanos
Luiz Adriano sulmuesi brazilian i Milan, nuk i fsheh emocionet në prag të derbit të tij të parë me fanellën kuqezi. Të dielën do të vihet në skenë një nga ndeshjet më të ndiera në botën e futbollit, derbi i Madoninës mes Inter dhe Milan, dhe 28-vjeçari kërkon të jetë protagonist në sfidën e San Siros duke i dhënë fitoren skuadrës së tij. Aventura e Luiz Adrianos te Milani ka nisur shumë mirë teksa sulmuesi brazilian ka arritur të realizojë dy gola në 3 ndeshje zyrtare me ekipin e drejtuar nga Sinisa Mihajloviç, një ndaj Perugias në Kupën e Italisë dhe një tjetër përballë Empolit në kampionat.
“Jam shumë kurioz dhe i emocionuar për derbin e së Dielës. Në karrierën time kam luajtur disa ndeshje derbi gjatë të cilave ndalonte i gjithë qyteti. Në Ukrainë ndeshja më e rëndësishme ishte Shakthar Dontesk- Dynamo Kyev ndërsa edhe në Porto Alegre me Interancionalin zhvillonim derbin ndaj Gremios. Edhe aty në ditën që luhej ndeshja çdo gjë ndalonte dhe e gjithë vëmendja e njerëzve ishte te sfida Internacional-Gremio. Tashmë do të luaj një derbi të një rëndësie akoma edhe më të madhe atë Inter-Milan. Shpresoj që me golin tim ti jap fitoren skuadrës, nëse ndodh kjo do të ishte me të vërtetë fantastike”.
Luiz Adriano është i lumtur që ka si partner në sulmin e Milan, një lojtar si Carlos Bacca, por braziliani thekson se edhe Mario Balotelli mund të përshtatet shumë mirë me ata të dy dhe mund të luajnë të tre së bashku.
“Me Carlosin e ndiej veten shumë mirë. Sa më shumë seanca stërvitore kalojnë bashkëpunimi mes nesh përmirësohet akoma edhe më tepër. Flasim shumë me njëri-tjetrin dhe besoj se kjo do të na ndihmojë për të shënuar shumë gola. Balotelli? Unë, ai dhe Bacca do të formonim një treshe sulmuese të shkëlqyer. Mario zotëron kualitete të mëdha dhe mund ti shërbejë jashtëzakonisht skuadrës.”
KOHA JONË SONDAZH

