Milan mbetet në krizë, Adriano Galliani pa fjalë

Derbi i Milanos nuk kënaqi askënd. Milan bëri më pak se Interi për të kërkuar fitoren. Nga njëra anë zikaltërit kanë shprehur zemërimin për arbitrimin, ndërsa në tjetrën kuqezinjtë po kalojnë një situatë jo normale për shkak të një paraqitjeje jo dinjitoze. Nga tribuna, fytyra e Adriano Gallianit foli qartë. “Ai ka pak për të thënë, pasi nuk mund të presësh shumë nga një skuadër që renditet në mesin e klasifikimit”, deklaroi drejtuesi i klubit pasi skuadra e Inzaghit nuk u tregua pothuajse për asnjë moment në lartësinë e një ndeshjeje derbi. Pak ide dhe pak agresivitet, janë këto dy pikat ku kapen tifozët për të kritikuar një skuadër që po kalon një nga momentet më të këqija të sezonit. Duhej të ishte ndeshja që do të vendoste një gur themeli për të ardhmen por në mënyrë të pabesueshme Milani bëri një hap të madh prapa dhe në këtë pikë, Europa mbetet një vegim i largët. Ndeshjet e fundit, si rrallëherë lojtarët do t’i konsumojnë thjesht sa për statistika dhe për të nderuar fanellën.

Shumë prej tyre kërkojnë të konfirmohen edhe sezonin e ardhshëm, ndërsa fati i Inzaghit duket se është shënuar që disa muaj më parë. Problemi kryesor nuk është pankina e Inzaghit por karriera e tij si trajner që tashmë është vënë në rrezik serioz. E njëjta situatë kaotike mbizotëron edhe në nivelin më të lartë drejtues me presidentin Sivlio Berlusconi që po vlerëson ofertën e tajlandezit Mr. Bee. Ai do të mbërrijë në Itali pas pak ditësh dhe firma për shitjen e pjesës më të madhe të aksioneve duket më e pranë se kurrë. E ardhmja ka përpara një pikëpyetje të madhe dhe Adriano Galliani, ndryshe nga herët e tjera, nuk ka një përgjigje.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Seria A

Swiss Digital Mobile Reklama

Java e 31-të/ Të shtunën

 

 Sampdoria-Genoa                        0-0

 Juventus – Lazio                           2-0

Të djelën            

 Sassuolo-Torino                           1-1

Chievo-Udine                                1-1

Empoli-Parma                               2-2

Palermo-Genoa                            2-1

Roma-Atalanta                             1-1

Cagliari-Napoli                              0-3

 Inter-Milan                                   0-0

Të hënën

20:45 Fiorentina – Verona

Klasifikimi

1              Juventus           73

2              Lazio                 58

3              Roma                 58

4              Napoli                 53

5              Sampdoria         50

6              Fiorentina          49

7              Torino                44

8              Genoa               44

9              Milan                 43

10           Inter                    42

11           Palermo              41

12           Sassuolo            36

13           Chievo                36

14           Udinese              35

15           Empoli                34

16           Verona                33

17           Atalanta              30

18           Cesena                23

19           Cagliari                21

20           Parma                  13

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?