FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milan mbyll marrëveshjen me Ruben Amorim, portugezi firmos deri në vitin 2028

Milan ka arritur marrëveshjen me trajnerin portugez Ruben Amorim, i cili ka firmosur kontratën që do ta lidhë me klubin kuqezi deri në vitin 2028, me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.

Sipas raportimeve nga Italia, marrëveshja është finalizuar në mënyrë elektronike gjatë orëve të fundit, duke i hapur rrugën një epoke të re në pankinën e Milanit. Trajneri 41-vjeçar do të përfitojë një pagë prej 3.5 milionë eurosh në sezon, ndërsa kontrata parashikon edhe bonuse të rëndësishme sportive.

Amorim do të përfitojë një bonus prej 1 milion eurosh në rast të fitimit të titullit kampion në Itali, ndërsa gjysma e kësaj shume do t’i akordohet nëse arrin të sigurojë kualifikimin e ekipit në edicionin e ardhshëm të UEFA Champions League.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, ende nuk është përcaktuar data e saktë e mbërritjes së teknikut portugez në Itali. Burime pranë klubit bëjnë të ditur se Milani po pret edhe zhvillimet në lidhje me emërimin e Markus Krösche si drejtor i ri teknik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktualisht, Krösche është pjesë e Eintracht Frankfurt dhe largimi i tij nuk është zgjidhur ende. Mediat gjermane raportojnë se nuk ka pasur kontakte zyrtare mes Milanit dhe klubit gjerman, i cili vazhdon të mbështetet te kontrata e drejtuesit deri në vitin 2028.

Drejtuesit e Frankfurtit nuk kanë ndërmend të nxitojnë dhe synojnë të përfitojnë një kompensim financiar për lirimin e Krösche, si dhe të bashkëpunëtorit të tij të ngushtë, Timmo Hardung, i cili konsiderohet kandidati kryesor për postin e drejtorit sportiv te Milani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?