Milan merr vetëm një pikë ndaj Newcastle, shpërdoruan raste të pastra shënimi

Milani nuk ia del të mposhtë Newcastle në “San Siro”, duke i mbyllur 90 minutat me rezultatin 0-0, në sfidën e parë të fazës së grupeve të Champions League.

Kuqezinjtë shpërdoruan raste të pastra shënimi me Giroud dhe Leao, ndërkohë që lanë fushën të dëmtuar Loftus Cheek dhe Maingan.

Sfida tjetër mes Young Boys dhe Leipzig përfundoi me fitoren 1-3 të skuadrës gjermane. E zhbllokoi rezultatin që në minutën e tretë Simakan, por vendësit barazuan me Elian.

Në pjesën e dytë fitorja e gjermanëve erdhi nga këmbët e Schlager dhe Sesko.

SHKARKO APP