Milan ndalet nga Sassuolo, kuqezinjtë lënë dy pikë në garën për kreun

Milani nuk arriti të marrë maksimumin në “Mapei Stadium”, në ndeshjen e javës së 6-të të Serie A. Kuqezinjtë u ndalën në barazimin 1-1 nga Sassuolo, duke u ngjitur në kuotën e 12 pikëve.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, me rezultatin 0-0. Loja u bë më e luftuar në 10 minutat e fundit të fraksionit të parë, kur Milani rriti presionin dhe u tregua më kërkues, por pa arritur të ndryshojë shifrat.

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë kaluan në avantazh me anë të Rabiot, i cili përfitoi nga një asist i Luka Modriçit. Megjithatë, epërsia e Milanit zgjati vetëm pesë minuta, pasi Sassuolo riktheu baraspeshën me Odenthal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas golit të pësuar, Milani reagoi dhe iu afrua sërish avantazhit me anë të Chukwueze, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri Muric.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në minutat e mbetura, asnjëra prej skuadrave nuk arriti të gjente golin e fitores. Kështu, sfida përfundoi në barazim 1-1, me Milanin dhe Sassuolon që ndanë nga një pikë..

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?