Milan në merkato, Nocerino e Lopez “janë për t’u shitur”
Mesfushori Antonio Nocerino dhe ish-portieri i Real Madridit, Diego Lopez, janë nxjerrë në shitje nga Milani per merkaton e janarit.
Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja italiane “Corriere della Sera”, sipas të cilës, trajneri Sinisa Mihajlovic nuk i llogarit më Nocerinon dhe Lopezin si pjese e formacionit, pasi portieri fundit ka humbur statusin e titullarit dhe mund të transferohet në Premierligë, ndersa Nocerino kërkohet nga Genoa.
Portieri 17-vjeçar i Milanit, Gianluigi Donnarumma, i ka zene vendin e ish-portierit të Realit pavaresisht moshës që ka. Gianluigi Donnarumma po llogaritet si pasardhësi i legjendës së Juventusit, Gianluigi Buffon, ne ekipin perfaqesues
KOHA JONË SONDAZH

