Milan rinovon kontratën me Tijani Reijnders

Në një krizë të plotë rezultatesh, Tijani Reijnders ka rinovuar kontratën e tij me Milanin, duke e zgjatur bashkëpunimin deri në vitin 2030.

Reijnders i afruar në vitin 2023, është kthyer shpejt në një nga emrat më të rëndësishëm të skuadrës. Kontrata e tij e parë ishte me 1,7 milionë euro në sezon. Tashmë, rroga e tij do të jetë 3,5 milionë euro në sezon plus bonuse.

“Jam krenar që rinovova pas një viti e gjysmë, është si të jem në një familje. Pres me padurim sezonet e ardhshme. Milani është si shtëpia ime e dytë, jam i lumtur. Është një moment i vështirë, por duhet të vazhdojmë të besojmë te ajo që po bëjmë”, tha mesfushori holandez.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?