Milan Skriniar dëmtohet rëndë në Superkupë, mund të ketë mbyllur sezonin te PSG
Sezoni i Milan Skriniar në Paris Saint-Germain rrezikon të ketë përfunduar. Ish-qendërmbrojtësi i Interit u detyrua të largohej në minutën e 71-të të Superkupës së Francës kundër Toulouse, ndeshje e fituar 2-0 nga PSG, falë golave të Lee dhe Mbappe.
Qendërmbrojtësi sllovak pësoi një dëmtim të rëndë në kyçin e këmbës së majtës dhe sipas RMC do të duhet të operohet. Një goditje e vërtetë për PSG-në dhe për lojtarin, i cili po shkon drejt një mungese të gjatë.
Pas ndeshjes kundër Toulouse, trajneri i PSG-së, Luis Enrique , duke folur në një konferencë për shtyp, u shpreh: “Unë ende nuk di asgjë për gjendjen e Skriniar, por është një dëmtim jo i lehtës. Sigurisht që ai do të mungojë në ndeshjet e radhës”. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

