Milan synon të ardhmen: negociata në fazë finale për Juan David Arizala

Milani po punon për të përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes dhe është në bisedime të avancuara për talentin kolumbian Juan David Arizala. Lojtari i vitlindjes 2005, që luan për Independiente Medellin dhe kombëtaret e moshave të Kolumbisë, ka të njëjtin rol dhe moshë si Davide Bartesaghi i Milanit.

Kuqezinjtë mbetën të impresionuar nga paraqitjet e tij në Kupën e Botës U-20, ku Kolumbia zuri vendin e tretë dhe Arizala u shqua si një nga mbrojtësit më të mirë të turneut. Ideja e klubit është ta blejë për një shumë pak më të ulët se 3 milionë euro, por pa e përfshirë menjëherë në ekipin e parë.

Për shkak se Arizala ka nevojë për një periudhë ambientimi, plani është që ai të fillojë me ekipin Milan Futuro. Megjithatë, marrëveshja nuk është mbyllur ende dhe për lojtarin ka interes edhe nga Premier Liga. Nëse transferimi realizohet, Arizala do të zinte një nga dy vendet e lira për lojtarët jashtë BE-së që Milani ka në dispozicion.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?