Milani bën gati rinovimin me 3 lojtarë gjatë verës

Milani pavarësisht sezonit me shumë ulje-ngritje ka plane të qarta në merkato. Sipas asaj që raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, është parashikuar së shpejti nënshkrimi i një marrëveshjeje të re me Mike Maignan deri në vitin 2028, me opsion deri në vitin 2029.

Gjithashtu është në program nënshkrimi i Tijjani Reijnders deri në vitin 2029, me opsion deri në vitin 2030. Lajmi i fundit ka të bëjë me Christian Pulisic. Negociatat me ish-lojtarin e Chelsea kanë filluar muajt e kaluar, klubi ka thënë se është i gatshëm ta zgjerojë kontratën e tij, e cila aktualisht shkon deri në vitin 2027, me opsion deri më 2028.

Rroga e tij do të përmirësohet, duke kaluar nga 4 në 5 milionë euro në vit, plus bonuset. Nënshkrimi i marrëveshjes pritet të ndodhë së shpejti.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?