Milani bën gati rinovimin me Kessie deri në vitin 2026

Milani është duke punuar me rinovimet, për të mbajtur disa pre protagonistëve të këtij sezoni fantastikë. Një ndër lojtarët të cilët kuqezinjtë kërkojnë të “blindojnë” është Franck Kessie të cilit kuqezinjtë i kanë ofruar rinovimin deri në vitin 2026.

Mesfushori ka dhënë “ok” për qëndrimin e tij, por mbetet për t’u gjetur gjuha e përbashkët për sa i takon çështjes financiare. Drejtuesit nga Milanello i kanë propozuar lojtarit një page prej 3 milionë eurosh në sezon, gjë që nuk e kënaq shumë lojtarin, por gjithsesi pritet të gjendet një marrëveshje.

SHKARKO APP