Milani del me njoftim zyrtar: Asnjë i prekur me Covid-19!

Milani ka përgënjeshtruar lajmet se pjesëtarë të tjerë të klubit kuqezi, përveç Paolo Maldinit dhe djalit të tij, Daniele, janë prekur nga COVID-19.

“AC Milan komunikon se në bazë të testeve mjekësore të kryera deri tani në skuadrën e parë dhe në staf, të pranishëm në Milano, nuk është gjetur asnjë rast pozitiv me koronavirus. Skuadra do të vijojë programin teknik individual në Formello”, shkruhet në deklaratën e kuqezinjve.

Në ditët e fundit mediat shkruan se dyshohej se mund të kishte të infektuar mes futbollistëve të Milanit, por një alarm i tillë ka rezultuar i rremë.

SHKARKO APP