Milani dhe 5 skuadra angleze në garë për Thiago Silvën
PSG nuk do të rinovojë kontratën me Thiago Silvën, i cili në verë do të jetë lojtar i lirë, duke lënë Francën pas plot 8 vitesh. Pavarësisht moshës 35-vjeçare, eksperienca e brazilianit mund të jetë thelbësore në shumë ekipe.
Me shumë mundësi mbrojtësi do të kalojë në Angli, ku janë plot 5 klube që interesohen për të. Në krye të listës qëndron Everton, që ka avantazh të madh Carlo Ancelottin, i cili gëzon një marrëdhënie shumë të mirë me Thiago Silvën.
Përveç Everton, për shërbimet e brazilianit interesohen edhe Arsenal, West Ham, Newcastle dhe Wolves. Ndërkohë në Itali nuk mungon interesimi nga Milani, që kërkon një mbrojtës me eksperiencë për të luajtur së bashku me Romagnolin.