Milani dhe Juventusi synojnë Europa League, për prestigj dhe për të mbushur arkat

Milani dhe Juventusi do të kenë një objektiv të dyfishtë në Europa League: të rikthehen në nivelet e larta të futbollit evropian dhe të sigurojnë të ardhura të rëndësishme për klubet, pas mungesës në Champions League.

Kompeticioni i dytë për nga rëndësia në Evropë ka një fond total prej rreth 565 milionë eurosh, i cili shpërndahet mes klubeve në bazë të rezultateve dhe ecurisë në turne.

Juventusi ka të garantuara të paktën 14.4 milionë euro, ndërsa Milani 13.5 milionë. Diferenca me të ardhurat e mundshme nga Champions League është e konsiderueshme: rreth 33 milionë euro për bardhezinjtë dhe 25 milionë për kuqezinjtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rezultatet në fushë do të jenë vendimtare. Një fitore në fazën e parë vlen 450 mijë euro, ndërsa një barazim sjell 150 mijë euro. Klubet që përfundojnë në tetë vendet e para marrin një bonus prej 600 mijë eurosh, ndërsa pozicionet nga vendi i nëntë deri në të 16-in shpërblehen me 300 mijë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe fazat me eliminim direkt sjellin të ardhura shtesë. Kualifikimi në çerekfinale vlen 2.5 milionë euro, gjysmëfinalja 4.2 milionë, ndërsa finalja 7 milionë. Fituesi i trofeut përfiton edhe 6 milionë euro të tjera.

Në rast të një ecurie perfekte, së bashku me të ardhurat nga biletat, Juventusi dhe Milani mund të arrijnë rreth 45-50 milionë euro, megjithëse shifrat mbeten një vlerësim dhe janë dukshëm më të ulëta se të ardhurat potenciale nga Champions League.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?