Milani dhe Napoli nuk japin shpresë, barazim i pavlerë në “San Siro” (VIDEO)

Milani dhe Napoli nuk kanë shkuar më shumë se një barazim, duke konfirmuar momentin e vështirë që po kalojnë këtë sezon. Rezultati në fund nuk kënaq asnjë prej tyre, pasi ndodhen shumë larg në renditje.

 

Ndeshja u duk se nisi mirë për Napolin, që gjeti golin e avantazhit në minutën e 24-të me Lozanon, i cili shënoi me kokë pas një topi të kthyer nga traversa.

Gjithsesi reagimi i kuqezinjve ishte shumë i shpejt me Bonaventurën, i cili realizoi një super gol 5 minuta më pas, me një goditje të kalibruar në hyrje të zonës.

Ky rezultat e mban Napolin në vendin e 7-të me 20 pikë, 15 më pak se Juventusi, ndërkohë që Milani gjendet në të 12-in me vetëm 14 pikë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP