Milani fiton edhe ndaj Romës së Mourinhos, por vuan në fundin e ndeshjes
Milani vijon rrugëtimin perfekt në Seria A këtë sezon, duke marrë fitoren e tretë në 3 ndeshje. Skuadra e Piolit shfaqet dominuese edhe në “Olimpico” me një fitore 2-1 ndaj Romës së Jose Mourinhos, ky i fundit rikthehet të jetë i pranishëm në stol.
Kuqezinjtë do të zhbllokonin shumë shpejt ndeshjen. Në minutën e 8-të, kuqezinjtë fituan një penallti me Loftus-Cheek. Nga pika e bardhe Giroud do të arrinte që të realizonte saktë përballë Ruis Patricios.
Milani luan më mirë dhe ka gjithçka në kontroll në ritmin e ndeshjes. Në fillimin e pjesës së dytë Leao do të shënonte një gol fantastik me një gjysmë roveshatë brenda zonës së rreptësisë.
Tomori la me një lojtarë më pak kuqezinjtë që nga minutën e 61-të, por Roma as me aktivizimin e Lukakut nuk mundi të përmbyste ndeshje, Në minutën e 92-të Spinazzola shënoi golin që rihapi ndeshjen për pak minuta, por që ishte e pamjaftueshme. Milani ngjitet në krye me 9 pikë, ndërkohë që Roma mbetet shumë larg me vetëm 1 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

