Milani e pret në Itali, Ibrahimovic nesër luan miqësore në Suedi

Milani prej dita ditësh është në pritje të Zlatan Ibrahimovic, por sulmuesi suedez nuk ka ndërmend. Madje ditën e nesërme ai do të luajë në miqësore gjatë paradites. Edhe pse numri i rasteve me koronavirus është rritur shumë në Suedi gjatë ditëve të fundit, sulmuesi vijon i qetë stërvitjet në ekipin ku ka aksione, Hammarby.

“Doni të më shikoni duke bërë magji? Më ndiqni në aksion me Hammarby direk nesër në orën 10:00”, ka shkruar Ibrahimovic. Një ftesë që me siguri nuk i ka pëlqyer drejtuesve të Milanit.  Largimi në fund të sezonit i Ibrahimovic duket i pashmangshëm. /Koha jone/

Image

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?