Milani ëndërron transferimin e Savinhos nga Manchester City

E ardhmja e Savinhos duket larg Manchester Cityt. Sulmuesi brazilian i ka bërë të ditur klubit anglez dëshirën për t’u larguar gjatë kësaj merkatoje, ndërsa destinacioni i tij i preferuar është Tottenhami.

Sipas raportimit të Sky Sports, futbollisti 22-vjeçar dëshiron t’i bashkohet skuadrës londineze, e cila drejtohet nga Roberto De Zerbi. Megjithatë, deri në këtë moment, Tottenhami nuk ka paraqitur ende një ofertë zyrtare për transferimin e brazilianit.

Emri i Savinhos ishte lidhur ditët e fundit edhe me Milanin, por zhvillimet më të fundit tregojnë se pista që e çon te Tottenhami është aktualisht më konkrete.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashmë mbetet të shihet nëse klubi londinez do të konkretizojë interesimin me një ofertë zyrtare, në mënyrë që të nisë negociatat me Manchester Cityn për transferimin e sulmuesit brazilian.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?