Milani fiton me përmbysje ndaj Bolognës, shton shpresat për Champions

Milani ka arritur fitoren e tretë radhazi në kampionat duke mposhtur 3-1 Bolognan në ndeshjen hapëse të javës së 36-të të Serie A, në një përballje që ishte një “parathënie” e finales së Kupës së Italisë që do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin Olimpico.

Pas një pjese të parë pa shumë emocione, ndeshja mori zjarr në pjesën e dytë. Bologna kaloi në avantazh në minutën e 49-të me një gol të bukur të Orsolinit, por Milani reagoi në mënyrë të shkëlqyer.

Gimenez, i futur në fushë si zëvendësues, barazoi rezultatin në minutën e 73-të, ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë Pulisic realizoi përmbysjen. Meksikani Gimenez vulosi fitoren me golin e tij të dytë personal në minutat e fundit.

Fitorja e ngjit skuadrën e drejtuar nga Conceiçao në -2 pikë nga skuadra e Italianos.

SHKARKO APP