Milani fiton në trasfertën ndaj Bolognës, Piatek dhe Theo protagonistë (VIDEO)
Milani i Piolit duket se ka nisur të funksionojë. Kuqezinjtë kanë arritur një fitore shumë të rëndësishme sonte në mbrëmje ndaj Bolognës 3-2 në transfertë.
Dueli dhuroi emocione, teksa do të zhbllokohej që në minutën e 15-të. Krzysztof Piatek arriti që të rrëmbente me zgjuarsi një penallti që e ktheu po vet në gol. Më pas do të vinte radha e Theo Hernandez, u cili u bë protagonist me dy gola në harkun e 8 minutave, por në të dyja portat, pasi devijoi edhe një top në rrjetën e tij.
Në fillimin e fraksionit të dytë, Giacomo Bonaventura shënoi një gol me një goditje në hyrje të zonës, ndërkohë që Sansone rihapi ndeshjen 6 minuta nga fundit, por deri në fund rezultati nuk do të ndryshonte. Milani ngjitet në vendin e 10-të me 20 pikë pas 15 javëve të para. /R.Lika-Koha Jone/