Milani gjen pasardhësin e Ibrahimovic në La Liga

Zlatan Ibrahimovic me shumë mundësi mund të largohet në fund të këtij sezoni. Suedezi nuk i ka fshehur pakënaqësitë e tij ndaj projektit të Gazidis dhe kjo e bën shumë të vështirë të imagjinohet që ai të qëndrojë me kuqezinjtë për një sezon tjetër.

Së fundmi në listën e kuqezinjve qarkullon emri i yllit të Real Sociedad, Alexander Isak. 20-vjeçari ka shumë ngjashmëri me Ibrahimovic dhe në këtë sezon ka realizuar 7 gola në 32 ndeshje.

Milan ka bërë gati një ofertë të veçantë: huazim 2-vjeçar me detyrimin për ta blerë për 25 milionë euro, plus bonuse të mundshme për arritjen e objektivave personalë dhe të skuadrës. Spanjollët mund të detyrohen ta pranojnë nga dëshira e lojtarit për të ndjekur gjurmët e Zlatan Ibrahimovic.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?