Milani gjithnjë më shumë portugez, synimi i radhës është Ruben Dias

Milani po e orienton gjithnjë e më shumë merkaton drejt futbollit portugez. Pas Ruben Amorimit, Gonçalo Ramosit dhe Diego Moreiras, një tjetër emër i madh nga Portugalia ka përfunduar në radarët e kuqezinjve: Ruben Dias.

Mbrojtësi i Manchester Cityt raportohet se është objektivi kryesor i Milanit për të përforcuar qendrën e mbrojtjes. Një operacion i vështirë për t’u realizuar për shkak të kostos, por që mund të marrë një tjetër drejtim falë rolit të Jorge Mendes.

Superagjenti portugez duket se ka fituar një ndikim të rëndësishëm në merkaton e Milanit. Agjencia e tij, Gestifute, ka qenë e përfshirë në afrimet e Gonçalo Ramosit dhe Diego Moreiras, ndërsa tani Mendes mund të ketë marrë përsipër detyrën për t’i gjetur klubit kuqezi liderin e ri të repartit defensiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Emri i Ruben Dias ka dalë në tavolinë gjatë takimit të gjatë mes Mendes dhe drejtuesve të Milanit. Mbrojtësi portugez është pjesë e portofolit të agjentit dhe mund të bëhet një nga objektivat më ambiciozë të klubit italian në këtë merkato.

Swiss Digital Mobile Reklama

Situata te Manchester City gjithashtu mund të ndikojë në të ardhmen e 27-vjeçarit. Pas një vere me ndryshime të mëdha në klub dhe largimit të disa prej veteranëve, ndërsa edhe Pep Guardiola ka mbyllur ciklin e tij, nuk përjashtohet mundësia që aventura e Dias në Manchester të jetë pranë fundit.

Për momentin, transferimi mbetet një operacion kompleks, veçanërisht për shkak të vlerës së mbrojtësit dhe rëndësisë që ai ka te City.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?