Milani interesohet për Taulant Xhakën
Sporti E Martë, 4 Nëntor 2014 23:00
Sipas “Tuttosport”, mesfushori kosovar pëlqehet nga trajneri i Milanit, Filippo Inzaghi, i cili do të tentojë ta transferojë atë në ekipin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit.
Megjithëatë, mediat parashikojnë se largimi i Xhakës nga Baseli vështirë se mund të ndodhë para verës. Ai është lojtar shumë i rëndësishëm i gjigantit zviceran dhe i tillë është bërë edhe në Kombëtaren shqiptare.
KOHA JONË SONDAZH

