Milani ka gati projektin, Antonio Conte mund të marrë drejtimin e ekipit

Antonio Conte me shumë mundësi do të jetë trajneri i ri i Milanit në sezonin e ardhshëm. Pavarësisht se Napoli provoi të futet në garë, tekniku duket se e ka marrë vendimin.

Ai dëshiron të drejtojë stolin e Djallit, duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Pioli është në prag të largimit, pasi i ktheu kuqezinjtë te titulli dhe në Champions.

Projekti i ri do të nisë me Conten dhe njeriu që e mbështet më tepër është Zlatan Ibrahimoviç. Edhe pse thjesht në rolin e konsulentit, ish-sulmuesi po negocion kushtet e pagës së trajnerit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Detyra nuk është e thjesht, sepse përveç rrogës së lart të Contes, duhen negociuar edhe detajet për stafin teknik, ambiciet, buxhetin në dispozicion dhe lojtarët e rinj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?