Milani kërkon me ngulm sulmuesin e Stuttgart

Milani ka si objektivin kryesor të kësaj merkatoje dimri futbollistin Serhou Guirassy. Qendërsulmuesi po shkëlqen me fanellën e Stuttgart në Bundesligë këtë sezon dhe “Djalli” kërkon që ta blejë për t’i dhënë edhe më shumë forcë ofensivës.

Transferimi i lojtarit në “San Siro” varet nga pagesa e klauzolës me vlerë 20 milionë Euro si edhe nga zotësia e drejtuesve kuqezi për të bindur sulmuesin që të ndryshojë skuadër në mes të vitit futbollIstik.

27-vjeçari ka shënuar 17 gola në 14 ndeshje që ka luajtur këtë sezon në kampionatin gjerman dhe është kthyer në një pikë referimi për skuadrën e Stuttgart. Drejtuesit e klubit gjerman nuk kanë dëshirë që ta lënë të lirë nisur nga kontributi që futbollisti po jep në këtë sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?