Milani kërkon të largojë Paqueta-n dhe të afrojë dy lojtarë

Milani është duke punuar në disa fronte në merkaton e janarit. Kuqezinjtë synojnë që të mbyllin disa operacione deri ën fund të këtij muaji për të formuar një skuadër më kompetitive.

Pasditen e sotme në “Casa Milan” është parë Agustin Jimenez, agjenti i Rodrigo De Paul, Marias Zarachos por edhe i Angel Correas si dhe Eduardo Uran, agjenti i Lucas Paquetas. Pikërisht braziliani mund të jetë i larguari i radhës nga klubi kuqezi ndërkohë që vendin e tij në skuadër mund ta marrë argjentinasi Rodrigo De Paul, një lojtar që pëlqehet shumë nga tekniku i kuqezinjëve Stefano Pioli.

Edhe Zaracho, trekuartisti i talentuar argjentinas pëlqehet shumë, teksa kostoja e kartonit të tij shkon deri në 18 milionë euro. Për Paqueta-n interesohet Paris Saint Germain, por brazilianët nuk ofrojnë më shumë se 20 milionë euro, ndërkohë që kuqezinjtë synojnë të arkëtojnë rreth 30 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?