Milani me hap “evropian”, fundos Veronën drejt Seria B (VIDEO)

Milani hedh një tjetër hap të rëndësishëm drejt arritjes së një vendi në Europa League në sezonin e ardhshëm. Kuqezinjtë kanë fituar me lehtësi 4-1 në “San Siro” ndaj Veronës, duke zyrtarizuar edhe rënien e këtyre të fundit në Seria B për sezonin e ardhshëm. Kuqezinjë zhbllokuan rezultatin që në minutën e 11-të me Çalhanoglu, i cili shfrytëzoi më së miri një pasim të bukur në zonë të Suzos.

Kuqezinjtë luajnë më mirë, dhe në minutën e 32-të shënojnë dhe golin e dytë. Patrik Kutrone kontrollon në mënyrë perfekte një pasim në zonë të Bonaventurës, dhe më pas me një kthesë me të majtën, mposhtë portierin Silvestri. Milani nuk mjaftohet me kaq, teksa në minutën e 49-të, shënon dhe golin e tretë me Abaten. Mbrojtësi i krahut të djathtë merr një pasim nga Suzo brenda zonës dhe më pas godet befasisht brenda zonës duke lënë të shtangur portierin e Veronës.

5 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt, Verona shënon golin e nderit me Li, i cili goditi mjaft mirë në hyrje të zonës, pas një goditje nga këndi. Kuqezinjtë reagojnë menjëherë duke shënuar golin e katërt me Borinin. Pas kësaj fitoreje Milani ngjitet në kuotën e 60 pikëve, 2 më shumë se Atalanta, e cila do të sfidojë Lacion ditën e nesërme./Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?