
Milani më në fund do të ketë në dispozicion Zlan Ibrahimovic. Sulmuesi suedez pritet të zbresë në fushë në fundjavë në duelin ndaj Sassuolos në Reggio Emilia.
Zlatan e ka lënë pas dëmtimin muskulor dhe gjatë ditëve të fundit është stërvitur rregullisht por stafi mjekësor i Milani nuk ka dashur ta rrezikojë që për sfidën e kësaj mesjave ndaj Genoas, në mënyrë që rikuperimi të jetë i plotë. Ibrahimovic nuk ka qenë pjesë e kuqezinjve që prej sfidës ndaj Napolit, takim në të cilin i dha fitoren Milanit falë dygolëshit të tij.
Duke e përfshirë edhe sfidën e sotme ndaj Genoas shkojnë në 7 ndeshjet të cilat Ibra i ka humbur gjatë këtij një muaji që ka ndryshuar jashtë, 4 prej tyre në kampionat dhe 3 në Europa League.