Milani me Ragnick ndryshon “fytyrë”, ja tri yjet që do merrte me vete

Ralf Rangnick është një nga trajnerët më të përfolur që mund të marrë drejtimin e Milanit në sezonin e ardhshëm. Për momentin mes palëve ka patur vetëm disa diskutime.

Por nëse Rangnick ulet në stolin e kuqezinjve, atëherë bashkë me të te klubi kuqezi do të vinë edhe 3 futbollistë të Leipzig, skuadër të cilën ai e ka nën drejtim. Bëhet fjalë për mbrojtësin Upamecano, i cili pritet të zërë vendin e kapitenit Romagnoli, i cili pritet të largohet te Reali ose në një ekip tjetër.

Në mesfushë objektivi kryesor është afrimi i Dani Olmo, i cili mund t’i japë kuqezinjve fantazie  e munguar gjatë këtij sezonit. Surpriza e madhe mund të jetë afrimi i Timo Ëerner, i cili kërkohet me ngulm nga disa skuadra të mëdha europiane.

Kostoja e tyre do të jetë 130 milionë euro blerje që do të financohen nga shitja e dy yjeve të skuadrës Romagnolit por edhe të portierit Gigio Donnarumma, i cili gjithashtu është në listën e largimeve.

SHKARKO APP