Milani me sponsor të ri, zyrtarizon marrëveshjen me FPG Fortune Prime Global

Milan ka zyrtarizuar një partneritet të ri me FPG Fortune Prime Global, kompani financiare që do të jetë Premium Partner dhe Official Online Trading Partner i klubit kuqezi.

Marrëveshja shënon edhe hyrjen e parë të FPG në botën e sportit. Kompania, e cila ofron shërbime për tregtarë në më shumë se 30 vende, synon përmes këtij bashkëpunimi të lidhet me komunitetin global të Milanit, që përfshin mbi 600 milionë tifozë në mbarë botën.

Dy marka që vijnë nga fusha të ndryshme do të bashkojnë forcat, duke u mbështetur te vlerat e përbashkëta si ambicia, pasioni dhe dëshira për të arritur rezultate të larta.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Fakti që FPG ka zgjedhur të hyjë për herë të parë në botën e sportit së bashku me ne është një vlerësim i forcës dhe tërheqjes ndërkombëtare të Milanit”, deklaroi Maikel Oettle, Chief Revenue Officer i klubit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij, partneritete të tilla krijojnë mundësi të reja dhe vlerë të përbashkët në tregjet ndërkombëtare. Për këtë arsye, Milani e ka mirëpritur FPG si një nga partnerët e tij Premium.

Nga ana tjetër, Kyle Liu, Head of Marketing te FPG Fortune Prime Global, e cilësoi marrëveshjen si një moment historik për kompaninë.

“Partneriteti me Milanin është një moment historik për FPG dhe për të gjitha kompanitë e grupit. Trashëgimia e klubit, e ndërtuar mbi pasionin, ekselencën dhe besimin, pasqyron edhe vlerat tona. Jemi krenarë që bëhemi pjesë e historisë së tij”, u shpreh Liu.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?