Milani mendon të marrë falas këtë verë heroin e Gjermanisë

Mario Gotze pritet që të largohet me parametra zero gjatë kësaj vere nga Dortmundi, teksa opsioni i parë është Milani. Heroi i Gjermanisë në Brazil 2014 ka vendosur të mos rinovojë me Borussian e Dortmundit dhe Serie A e tërheq shumë.

Sipas “Corriere Dello Sport”, bashkëshortja e Gotzes vjen shpesh në Milano për punë dhe kryeqendra e Lombardisë mund të jetë e ardhmja e 27-vjeçarit në karrierën e tij futbollistike.

Milani do ta bëjë një tentativë për ta marrë Gotzen me 0 euro, edhe pse problemi i madh qëndron te paga që mund t’i ofrojnë kuqezinjtë, teksa futbollisti gjerman ka kërkesa të mëdha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?