Milani merr “po” nga mbrojtësi i njohur, tani duhet të bind Tottenhamin

Milani e ka seriozisht për Serge Aurier. Klubi kuqezi pritet të largojë një mes Contit dhe Calabria gjatë këtij muaji. Për momentin ekipi italian ka marrë një “po” nga futbollisti për t’u transferuar në Milano.

Tashmë duhet bindur edhe Tottenham si dhe Mourinho, që kërkojnë të paktën 20 milionë euro. Aurier ka një kontratë deri në vitin 2022, teksa u ble në vitin 2017 për shifrën e 25 milionë eurove nga PSG.

Në sezonin e fundit, Aurier u aktivizua në 33 ndeshje, duke shënuar 1 gol dhe duke dhënë 5 asist. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP