Milani merr vendimin për Fonseca-n, fajtor për momentin delikat është … Ibra
4 humbje në 9 ndeshje këtë sezon, 2 në Serie A dhe 2 në Champions League janë shifra që shqetësojnë jo pak në shtëpinë e Milan. Kuqezinjtë duket se nuk fajësojnë aspak trajnerin Fonseca por këtë moment aspak pozitiv.
Sipas mediave italiane, Fonseca nuk është në dyshim, por Ibra dhe pjesa tjetër e stafit drejtues kanë kthyer vështrimin nga lojtarët duke bërë përgjegjës këta të fundit për humbjen në Firence.
Leao dhe Theo Hernandez janë dy futbollistët më të kritikuar, teksa kapiteni humbi penallti dhe u ndëshkua me karton të kuq në duelin ndaj Fiorentinës.
KOHA JONË SONDAZH

