Milani mund Cagliarin dhe merr kreun, vendos Leao

Milani fiton 1-0 ndaj Cagliarit dhe ngjitet përkohësisht në krye të renditjes. Në ditën e rikthimit të Massimiliano Allegrit në Sardenjë, kuqezinjtë e nisin vitin 2026 me fitore, edhe pse starti i ndeshjes i takon vendasve.

Cagliari shfaqet më i gjallë në minutat e para, i shtyrë nga energjia e Palestra, duke e vënë në vështirësi mbrojtjen milaniste. Pjesa e parë zhvillohet në ekuilibër, me pak raste të pastra për shënim.

Në fraksionin e dytë, Milani ndryshon marsh. Dalja më agresive nga dhomat e zhveshjes shpërblehet në minutën e 50-të, kur Leão përfiton nga asistimi i Rabiot dhe me një të majtë të saktë nën traversë dërgon topin në rrjetë, duke zhbllokuar rezultatin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vazhdim debuton edhe Füllkrug, i cili hyn në fushë pikërisht në vend të autorit të golit, duke regjistruar minutat e para me fanellën e re. Ndryshimet e Cagliarit, përfshirë hyrjen e Pavoletti për Pisacane, nuk mjaftojnë për të ndryshuar fatin e takimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë humbje, Cagliari mbetet në kuotën e 18 pikëve, ndërsa Milani ngjitet në 38 pikë dhe pret rezultatet e Interit dhe Napolit për të parë nëse do të konfirmojë kryesimin e tabelës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?