Milani mund me lehtësi Leccen, Pulisic shkëlqen me gol dhe asist
Milani reagon pas humbjes së rëndë ndaj Benfikës në Europa League dhe rikthehet te fitorja në kampionat. Kuqezinjtë triumfuan 3-0 ndaj Leçes në “San Siro”, në një ndeshje të veçantë edhe për shkak të festimeve për 100-vjetorin e stadiumit dhe homazheve në kujtim të Sandro Mazzolës.
Protagonisti kryesor ishte Christian Pulisic, i rikthyer titullar. Sulmuesi amerikan zhbllokoi takimin në pjesën e parë, duke i dhënë Milanit avantazhin. Në pjesën e dytë, Pulisic ishte sërish vendimtar, duke kontribuar në aksionin që solli golin e dytë.
Më pas, ndryshimet në formacion sollën edhe golin e tretë. Moreira, i futur në lojë në vend të Pulisic, kompletoi suksesin e kuqezinjve dhe vulosi rezultatin 3-0.
Rabiot ishte gjithashtu një nga lojtarët që spikati në fitoren e Milanit, i cili tani ngjitet në vendin e pestë me 11 pikë, pas Romës, Interit, Lazios dhe Cagliarit.
Pas këtij suksesi, Milani mund të përfitojë nga pauza e gjatë për ndeshjet e kombëtareve për të rikuperuar energjitë dhe për të punuar me më shumë qetësi.

