Milani ndryshime të mëdha në merkato, ja kush ikën dhe kush vjen

Milani po bën ndryshime të rëndësishme në orët e fundit të merkatos.  Alvaro Morata mund të quhet i larguar, pasi pritet të vazhdojë karrierën te Galatasaray. Klubi turk po punon edhe për Strahinja Pavlovic, por ende nuk ka një marrëveshje për këtë.

Drejt largimit është edhe Davide Calabria, për të cilin ka shfaqur interes Bologna. Ndërkohë Como, shfaqi interes për Theo Hernandez dhe sipas mediave italiane kishte ofruar 40 milionë Euro, por u refuzua nga lojtari dhe klubi kuqezi. Francesco Camarda do të luajë i huazuar te Monza në Serie A. Orët e fundit ka pasur edhe një ofertë për Fikayo Tomori nga Aston Villa.

Përveç largimeve, te Milani kanë gati edhe afrimet. Pas Kyle Walker, afrimi i radhës i madh pritet të jetë Santiago Gimenez.  Akordi me Feyenoord është shumë afër dhe mungon vetëm zyrtarizimi. Fanellën kuqezi pritet ta veshë edhe sulmuesi i Udinese-s, Lorenzo Lucca.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?