Milani ngec ndaj Bolognës, mbetet 7 pikë larg Juventusit

Milan nuk ka shkuar dot më shumë sesa një barazim 2-2 në shtëpi ndaj Bolognas, në një ndeshje ku humbi dy 11-metërsha. Kuqezinjtë e panë veten në disavantazh në minutën e 29, kur Zirkzee shënoi nga një kënd pothuajse i pamundur.

Në fundin e pjesës së parë, Giroud humbi një 11-metërsh, por vetëm pak sekonda më vonë Loftus-Cheek barazoi rezultatin për Milanin. Në pjesën e dytë, kuqezinjtë humbën një tjetër penallti, kësaj radhe me Theo Hernandez, i cili goditi shtyllën. Gjithsesi, ashtu si në pjesën e parë, ishte sërish Loftus-Cheek ai që shënoi sërish për Milanin.

Në minutat shtesë të ndeshjes, ishte Bologna ajo që fitoi një penallti dhe e ktheu në gol me Orsolinin. Milan vijon të mbetet në vendin e tretë të Serisë A, me 46 pikë, 7 më pak se Juventusi kryesues.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?