Milani ngulmon për Vlahovic, i ofron mbrojtësin e njohur në shkëmbim Juves

Pas shumë zërave dhe spekulimeve, duket se marrëveshja për Dusan Vlahovic te Milan mund të bëhet realitet. Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, ka qenë vetë Massimiliano Allegri ai që ka dhënë miratimin për të nisur tratativat me kuqezinjtë, duke qenë se synon të ketë një tjetër sulmues përkrah Gimenez.

Mungesa e efikasitetit në repartin ofensiv u vu qartë re në miqësoren ndaj Arsenalit, duke detyruar drejtuesit e Milanit të përshpejtojnë lëvizjet në merkato. Me sezonin që nis zyrtarisht më 17 gusht kundër Barit në Kupën e Italisë, dhe me kampionatin që starton një javë më pas, koha është e kufizuar.

Milan ka përfunduar ndërkohë përforcimet në mbrojtje me Estupinan, ndërsa mesfusha është kompletuar me afrimet e Ricci dhe Modric. Tashmë, vëmendja është përqendruar te sulmi, reparti më problematik i momentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmuesi serb ka një pagë të lartë prej 12 milionë euro në vit, ndërkohë që Juventus nuk ka ndërmend ta largojë me çmim të ulët një lojtar për të cilin investoi 75 milionë euro para dy vitesh e gjysmë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për të lehtësuar marrëveshjen, Milani është i gatshëm të ofrojë si pjesë të marrëveshjes mbrojtësin gjerman Malick Thiaw, i cili ka më pak hapësira se Tomori, Gabbia dhe Pavlovic. Kalimi te Juventus mund të jetë një mundësi e mirë për Thiaë, por edhe ai vetë duhet të bindet për transferimin.

Milani ngulmon për Vlahovic, i ofron mbrojtësin e njohur në shkëmbim Juves

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?