FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milani nxjerr në shitje Leao, gati ta lërë të lirë për 40-50 milionë euro

Milan po shqyrton seriozisht mundësinë për t’u ndarë me Rafael Leao gjatë merkatos së verës, por vetëm nëse mbërrin një ofertë e rëndësishme financiare. Klubi kuqezi vlerëson kartonin e sulmuesit portugez mes 40 dhe 50 milionë eurove, ndërkohë që deri më tani nuk ka pasur propozime konkrete në këtë nivel.

Leao është i lidhur me Milanin me kontratë deri në vitin 2028 dhe përfiton rreth 7 milionë euro në sezon. Drejtuesit nuk kanë ndërmend ta shesin me çdo kusht dhe nuk pranojnë një largim “me çmim të ulët”, por janë të hapur ndaj ofertave të përshtatshme.

Interesimi për portugezin mbetet i kufizuar. Tregu i Arabisë Saudite dhe klubet e Premier League konsiderohen opsione reale, ndërsa edhe Barcelona, që e ka ndjekur më herët, nuk duket shumë e vendosur për ta transferuar. Emri i tij është përmendur edhe si alternativë në rast se Marcus Rashford rikthehet te Manchester United, por nuk është prioritet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Forma e paqëndrueshme këtë sezon ka ndikuar në uljen e interesit për Leao. Edhe pse regjistroi 9 gola dhe 3 asistime në një sezon të vështirë, të karakterizuar nga dëmtime dhe luhatje në performancë, ai nuk ka arritur të bindë plotësisht tifozët, të cilët së fundmi kanë shprehur pakënaqësinë e tyre në “San Siro”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?