Milani shumë pranë transferimit të mbrojtësit të Veronës

Milan është shumë pranë një blerje në merkaton e dimrit në repartin e mbrojtjes. Bëhet fjalë për 20-vjeçarin, Filippo Terracciano, me adoleshentin e talentuar, që i bashkohet “Kuqezinjve” nga skuadra e Verona.
Në 19 paraqitje mes kampionatit e Kupës së Italisë, ai ka arritur të regjistrojë edhe 1 asistim në Serie A, si dhe të shfaqë talentin e tij, në disa pozicione në fushën e blertë.
Për kartonin e tij, “Djajtë” derdhën në arkat e Hellas Verona plot 4 milionë euro, si dhe i kanë siguruar këtyre të fundit, një bonus rishitjeje, përqindja e së cilës ende nuk është bërë me dije, por pritet të mësohet në momentin kur 20-vjeçari të firmosë kontratës.
KOHA JONË SONDAZH

