Milani synon afrimin e Vlahovic, Igli Tare nis misionin për serbin

Milani ka hyrë fuqishëm në garë për një nga goditjet më të bujshme të merkatos së verës, afrimin e Dusan Vlahovic me parametër zero duke nisur nga muaji korrik. Klubi kuqezi po lëviz në prapaskenë dhe kontaktet e para tashmë janë vendosur.

Sipas gazetarit Nicolò Schira, javën e kaluar agjenti i sulmuesit serb, Darko Ristic, është takuar me Igli Taren për të diskutuar konkretisht mundësinë e operacionit. Në qendër të bisedës kanë qenë si kushtet ekonomike të marrëveshjes, ashtu edhe projekti sportiv i Milanit për vitet e ardhshme.

Drejtuesit kuqezinj synojnë të forcojnë repartin ofensiv me një profil të nivelit të lartë dhe Vlahovic përfaqëson një mundësi strategjike, sidomos duke marrë parasysh statusin e tij kontraktual.

Swiss Digital Desktop Reklama

Milani po studion me kujdes terrenin, ndërsa takimi mes palëve shihet si një hap i rëndësishëm drejt një operacioni që mund të ndryshojë balancat e merkatos së verës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?