Milani takon tifozët, entuziazëm dhe protesta

Milani i nisi përgatitjet e sezonit të ri nën kontrollin e rreptë të tifozëve. Mbështetësit kuqezi ishin mbledhur jashtë qendrës sportive në Milanelo, ku i shfaqën skuadrës mbështetjen për të cilën kanë nevojë, por i dhanë sinjale edhe drejtuesve të klubit se presin më tepër.

Futbollistët dhe trajneri Pioli përshëndetën tifozët e shumtë, që sfiduan vapën dhe diellin jashtë qendrës stërvitore. Thirrjet dhe këngët ndikuan në krijimin e një atmosfere si në stadium. Në stërvitjen me dyer të hapura, ai që foli për tifozët ishte Davide Kalabria.

Kapiteni i Milanit i falënderoi të pranishmit për mbështetjen dhe kujtoi ish-presidentin e ndjerë, Silvio Berlusconi. Tifozët u përgjigjën me duartrokitje të zjarrta dhe valëvitjen e flamujve.

SHKARKO APP