
Megjithatë, sulmuesi i Ferencvaroshit e gjeti rrugën e rrjetës në pjesën e dytë, duke u kthyer në protagonistin kryesor të mbrëmjes. Në minutën e 52-të, Joseph përfitoi nga një gafë e rëndë e mbrojtjes kuqezi. Një pasim i gabuar prapa nga De Winter dhe një ndërhyrje e pasigurt e Torrianit i dhuruan miqve golin e avantazhit.
Në minutën e 66-të erdhi edhe goditja e dytë për Milanin. Joseph realizoi sërish, këtë herë me një goditje nga qendra e zonës, duke dyfishuar shifrat dhe duke shuar shpresat e vendasve për të shmangur humbjen.
Kuqezinjtë tentuan të reagonin në minutat e fundit, por as epërsia numerike nuk mjaftoi për të ndryshuar fatin e takimit.
Ferencvaroshi mbeti me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të Yusuf në minutën e 77-të, por Milani nuk arriti të përfitonte nga situata.
Në fund, një humbje e rëndë për skuadrën e drejtuar nga Amorim, i cili u shfaq dukshëm i irrituar në pankinë. Ferencvaroshi ngjitet në kuotën e 12 pikëve pas katër ndeshjeve, ndërsa Milani mbetet me vetëm tri pikë.
