Milani u eliminua në Kupë, Pioli: Nuk ishte penallti ajo e Atalantës!
Milani e mbylli rrugëtimin në Kupën e italisë që në fazën çerekfinale duke u mundur 1-2 nga Atalanta në “San Siro”. Goli i Leaos u përmbys nga dy realizimet e Koopmeiners, me mesfushorin holandez që të dytin e realizoi me penallti.
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ndjen keqardhje për humbjen, teksa pas ndeshjes u shpreh se penalltia e Atalantës nuk ishte e tillë.
“Zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë, kaluam me meritë në avantazh. Më pas kryem një gabim të madh. Sepse është e qartë që duhej të mbroheshim më mirë te goli i barazimit. Në pjesën e dytë vuajtëm më shumë.
Por, ndeshja ndryshoi falë një penalltie që nuk ishte penallti … E kuptoj zemërimin e lojtarëve, por mund të reagonim më mirë. Nuk ishim të kthjellët“, u shpreh tekniku i Milanit.
KOHA JONË SONDAZH

