FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milani “zgjohet” vonë, humbet ndaj Atalantës dhe komplikon pjesëmarrjen në Champions

Atalanta mori një fitore të rëndësishme ndaj Milanit me rezultatin 3-2, në përballjen e zhvilluar në stadiumin San Siro, të vlefshme për javën e 36-të të Seria A.

Skuadra bergamase e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte, duke kaluar në avantazh që në minutën e 7-të me anë të Éderson. Dominimi i miqve vazhdoi edhe më tej, teksa Davide Zappacosta dyfishoi shifrat në minutën e 29-të.

Në pjesën e dytë, Giacomo Raspadori realizoi golin e tretë për Atalantën në minutën e 52-të, duke i dhënë skuadrës një epërsi të konsiderueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, vendasit reaguan në fundin e takimit. Strahinja Pavlović ngushtoi diferencën në minutën e 88-të, ndërsa Christopher Nkunku shënoi golin e dytë për Milanin nga pika e penalltisë në minutat shtesë (90+4), por pa mundur të shmangë humbjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas këtij triumfi, Atalanta ngjitet në kuotën e 58 pikëve në vendin e shtatë të renditjes së Serie A, ndërsa Milani mbetet në vendin e katërt me 67 pikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?